Studimi: Doni të bëni fëmijët më inteligjent, ka një “ilaç magjik” që ia del mbanë

- Advertisement5 -

Dëshironi që fëmijët tuaj të jenë mjaft inteligjentë?! Duket se kjo është e mundur…

- paragrafi 1 -

Sipas një studimi të ri fëmijët që konsumojnë vaj peshku mund të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme aftësinë për të lexuar në vetëm 3 muaj.

- Advertisement - M1

Hulumtuesit shkencorë nga University of Gothenburg në Suedi, kryen një eksperiment tek 154 fëmijë të moshës 5­10 vjeç të cilët i ndanë në dy grupe, shkruan Daily Mail.

Të dy grupet ndoqën të njëjtën dietë ushqimore, por grupit të parë iu shtuan edhe kapsula me vaj peshku gjatë javës.

Më pas u kryen një sërë testesh memorizuese për të matur aftësinë e fëmijëve në të mësuar.

- Advertisement - m2

Fëmijët që morën kapsulat me vaj peshku shfaqën përmirësime në të lexuar, në zgjidhjen e ekuacioneve dhe në mësimin e fjalëve të reja të gjuhës duaj që po mësonin.

Sipas autorit kryesor të këtij studimi Mats Johnson, duhet realizuar një studim i dytë për të konfirmuar rezultatet e të parit, megjithatë janë rezultate shumë premtuese.