E diel, 22 Dhjetor, 2024

Studimi: Çdo vit i kaluar në shkollë apo universitet e rrit jetëgjatësinë

- Advertisement1-

Studimi i parë sistematik që e lidh drejtpërdrejt arsimin me rritjen e jetëgjatësisë sugjeron se çdo vit i kaluar në shkollë ose universitet e rrit jetëgjatësinë, ndërkohë që mosndjekja e shkollës paraqet rreziqe të ngjashme me pirjen e duhanit ose pirjen e madhe të alkoolit. Hulumtimi i publikuar në revistën Lancet Public Health, duke përdorur të dhëna nga vendet e industrializuara si Britania e Madhe dhe SHBA, si dhe vende në zhvillim si Kina dhe Brazili, tregon një reduktim prej 2% të rrezikut të vdekshmërisë së një të rrituri për çdo vit me kohë të plotë arsimimi.

Të kompletuarit e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë barazohet me përfitimet e një diete të shëndetshme gjatë gjithë jetës, duke e reduktuar rrezikun e vdekjes me 34% krahasuar me ata pa arsim formal. Në të kundërt, mosvijimi i shkollës krahasohet me rreziqet shëndetësore që lidhen me pirjen e tepërt të alkoolit ose pirjen e duhanit.

- Advertisement -

Studimi i lartcekur i përforcon përpjekjet në Angli për të promovuar vijueshmërinë e shkollës, duke e vënë theksin tek korrelacioni midis vijiueshmërisë së shkollës dhe shëndetit. Studimi sugjeron gjithashtu se rritja e moshës së përfundimit të shkollës dhe regjistrimit në arsimin e lartë mund të kontribuojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë.

Ndërkohë që ndikimi pozitiv i arsimit në jetëgjatësinë është pranuar prej kohësh, ky studim, i kryer nga akademikë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) dhe Universitetin e Uashingtonit në Seattle, është i pari që përcakton numrin e viteve të arsimit dhe lidhjet e tij me uljen e vdekshmërisë. Pavarësisht lavdërimeve për hulumtimin, disa paralajmërojnë se të dhënat e marrura parasysh në të kaluarën mund të ndryshojnë, duke marrë parasysh zgjerimet e fundit në arsimin e lartë dhe ndryshimin e faktorëve shoqërorë.

Studiuesit, të mbështetur nga fondi i kërkimit i qeverisë norvegjeze dhe Fondacioni Bill & Melinda Gates, argumentojnë se meta-analiza e tyre ofron prova bindëse për rritjen e investimeve në arsim për të reduktuar pabarazitë në shkallën globale të vdekjeve. Analiza tregon përmirësime të ngjashme në jetëgjatësi në vendet e pasura dhe të varfra, pavarësisht nga gjinia, klasa sociale dhe demografia.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...