E hënë, 24 Shkurt, 2025

Studimi, 62% e nxënësve dhunohen nga mësuesit

- Advertisement1-

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mes me janë të ekspozuar ndaj dhunës verbale dhe asaj fizike.


Sipas studimit më të fundit të UNICEF-it, rezulton se të paktën 62% e mësuesve në nëntë qytete të vendit u bërtasin nxënësve.

- Advertisement -

Veç asaj, në këtë studim vihet re një rritje e raportimit të nxënësve të rasteve të dhunës disiplinore që përdorin mësuesit, si shkulja e veshit, goditja, shtyrja apo pickimi.

STUDIMI

Studimi i UNICEF-it shtrihet në periudhën kohore Dhjetor 2011 – Nëntor 2013 dhe përshin 550 shkolla të rretheve Dibër, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Vlorë. Kampioni i studimit përbëhet nga rreth 1000 mësues, 1000 anëtarë nga komuniteti dhe 90 mijë nxënës.

Sipas këtij studimi, shqetësuese është se nga raportimi i nxënësve vihet re se ka një rritje të raportimit të nxënësve për përdorimin e dhunës fizike disiplinore nga mësuesit, si shkulje veshi, goditje, shtyrje, pickim. Po ashtu, nivelin më të lartë të raportimit të dhunës e kanë shkollat në zonat urbane, ku 55% e nxënësve raportojnë dhunë, ndërsa në zonat rurale kjo shifër ulet në 46%. 64% e nxënësve në Shkodër dhe Vlorë kanë raportuar dhunë, ndërsa nivel më të ulët raportimi ka pasur në Librazhd, vetëm 37% e nxënësve kanë raportuar forma të dhunës disiplinore.

Mësuesit gjithashtu, raportojnë nivel të lartë të përdorimit të dhunës fizike dhe verbale ndaj nxënësve të tyre. Sidomos mësuesit meshkuj e konsiderojnë si “normale” trajtimin e dhunshëm të nxënësve të tyre. Sipas studimit, Korça dhe Librazhdi raportojnë nivelin më të ulët mesatar të përdorimit të dhunës, ndërkohë që mësuesit e Lezhës, Vlorës dhe Tiranës raportojnë nivel më të lartë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...