Studim i OECD: Fëmijët e prindërve migrantë në Zvicër po hasin vështirësi në shkollë për shkak të gjuhës

- Advertisement5 -

Një raport i ri i OECD-së ka ngritur alarmin për hendekun në rritje midis fëmijëve me prindër zviceranë dhe atyre me prejardhje migrimi, lidhur me aftësitë gjuhësore dhe rezultatet në mësim.

- paragrafi 1 -

Sipas studimit, Zvicra është një nga vendet evropiane ku kjo mospërputhje është më e theksuar.

- Advertisement -

Analiza, e cila përfshin më shumë se 600,000 fëmijë të lindur në Zvicër nga familje migrante, tregon se mbi 60% e tyre nuk e flasin gjuhën lokale në shtëpi.

Kjo mungesë ekspozimi ndaj gjuhës së mësimdhënies po ndikon drejtpërdrejt në aftësitë e leximit dhe shkrimit, duke i vendosur ata në një disavantazh të dukshëm krahasuar me bashkëmoshatarët zviceranë.

Sipas OECD-së, vetëm tre vende – Austria, Finlanda dhe Suedia – regjistrojnë përqindje më të larta të fëmijëve migrantë që nuk e përdorin gjuhën vendase në familje.

- Advertisement -

Raporti pritet të nxisë diskutime të reja për politikat arsimore, mbështetjen gjuhësore në shkolla dhe masat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar integrimin e hershëm të fëmijëve të komuniteteve migrante./albinfo.ch