E diel, 19 Janar, 2025

Studim alarmues: 2 orë në ditë para ekranit shkaktojnë probleme të rënda tek fëmijët

- Advertisement1-

Duhen vetëm 2 orë para ekranit për të shkaktuar probleme serioze shëndetësore tek fëmijët dhe adoleshentët.

Tema e debatuar kaq shumë nuk është e re, por lista e studimeve që mbështesin dëmin që ka ekrani dhe teknologjia tek fëmijët po shtohet shumë.

- Advertisement -

Studimi i fundit u botua në “The American Journal of Preventive Medicine” dhe ka vërtetuar sërish lidhjen e ngushtë midis ekspozimit të fëmijëve dhe adoleshentëve në telefonat smart dhe pajisjet e tjera të këtij lloji, me problemet e shëndetit.

Sipas ekspertëve, një fëmijë ose adoleshent që ekspozohet dy orë ose më shumë në një ditë para pajisjeve ka probleme të tilla si: dhimbje koke, dhimbje abdominale, dhimbje shpine, ndjesi depresioni, nervozizëm ose humor të keq, probleme me gjumin dhe marrje mendsh.

Në studim u përfshinë mbi 400 mijë adoleshentë dhe u arrit në konkluzionin që mjaftonin 2 orë për të pasur simptomat e lartpërmendura.

Sipas statistikave, shanset për të pasur këto simptoma janë 84% te djemtë dhe 108% te vajzat. Spitalet e fëmijëve konfirmojnë, se te më të vegjlit problemet janë edhe më të dukshme, pasi janë vënë re ndryshime të dukshme në trurin e tyre nga ekspozimi në telefona, televizor dhe kompjuter.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...