Studim: A duhet të shkojnë fëmijët në shkollë vetëm 4 ditë në javë?

- Advertisement -

Një studim i fundit i publikuar në revistën “Arsim, Financa dhe Politikë” pasi mori në studim rastin e fëmijëve përsa i përket uljeve të orareve të punës në përmirësimin e shëndetit, gjeti një trend të habitshëm:

- paragrafi 1 -

“Një javë shkollë 4-ditore është një ide relativisht e re dhe inovative e cila ka më shumë avantazhe se sa disavantazhe”.

- Advertisement -

Studimi i kryer prej shkencëtarëve Anderson dhe Uolker në shkollat ku mësimi është zhvilluar vetëm 4 herë në javë nxori se nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta kanë përmirësime të dukshme në matematikë.

Tashmë një numër i madh i shkollave në Kolorado kanë filluar ta praktikojë këtë metodë, pasi ka ulje edhe në kostot e transportit dhe shërbimeve të tjera.

Gjatë 2 viteve u morën në studim 14 shkolla ku u praktikua 4 ditë mësim në vend të 5 ditëve, por në fakt rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Dy shkencëtarët dolën në konkluzionin se java me orare të ngjeshura nuk ishte aq pozitive për shkallën e përqendrimit të fëmijëve.