Studentja Vesa Berisha, përfaqëson Kosovën në shkollën verore ndërkombëtare GUSEGG 2025 në Austri

- Advertisement -

Vesa Berisha, studente e Arkitekturës, ka marrë pjesë në Graz International Summer School Seggau (GUSEGG) 2025, të organizuar nga Universiteti i Graz-it në Austri.

- paragrafi 1 -

E përzgjedhur si njëra nga katër përfaqësuese nga Kosova, Vesa pati mundësinë të përfaqësojë vendin tonë në këtë platformë të rëndësishme akademike, e cila bashkon studentë dhe profesorë nga mbi 30 shtete të botës.

- Advertisement -

Gjatë dy javëve intensive, Vesa mori pjesë në ligjërata, seminare dhe diskutime ndërdisiplinore të udhëhequra nga profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u trajtuan tema të rëndësishme.

Përmes punës grupore, prezantimeve akademike dhe aktiviteteve kulturore, Vesa jo vetëm që thelloi njohuritë e saj, por gjithashtu ndau përvoja dhe ide me studentë nga kultura e vende të ndryshme të botës.

“Kjo eksperiencë më ka dhënë inspirim të madh si studente, si dhe ka forcuar aftësitë e mia për të reflektuar mbi rolin e arkitekturës në kontekstet globale të transformimit shoqëror dhe urban”, u shprehet Vesa.

- Advertisement -

Fakulteti i Arkitekturës e përgëzon Vesën për këtë arritje dhe inkurajon të gjithë studentët tanë që të aplikojnë në mundësi të tilla ndërkombëtare, që i ndihmojnë në zhvillimin profesional dhe akademik. / UBT