Studentja nga Llausha e Skenderajt, Edona Vojvoda, po përfaqëson me sukses Kosovën në Universitetin e Gracit në Austri

- Advertisement -

Edona Vojvoda, një studente e dalluar në programin Master për mësimdhënie dhe kurrikulë, është duke kontribuar me qasje inovative dhe kreative në mësimdhënie gjatë kohës së saj në Universitetin e Gracit.

- paragrafi 1 -

Drenicasja nga Llausha ka arritur të integrojë metodologji moderne dhe teknologji të avancuara në procesin e mësimdhënies, duke bërë mësimoren një hapësirë më të angazhuar dhe interaktive për studentët.

- Advertisement -

Me një sukses të shkëlqyer akademike nga studimet e saj Bachelor, Edona vazhdon të shkëlqejë si përfaqësuese e Universitetit të Prishtinës, duke ofruar ide dhe metoda të reja në fushën e arsimit.

Potenciali i saj dhe përkushtimi ndaj arsimit po e bën Edonën një figurë frymëzuese për të gjithë, duke treguar se si pasioni dhe puna e palodhur mund të sjellin ndryshime pozitive në sistemin arsimor, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Ajo është pa dyshim një model për të rinjtë e Kosovës, që dëshirojnë të kontribuojnë në fushën e edukimit.