Studentja Melisa Ibrahimi mori pjesë në “International Dinu Lipatti Music Competition” në Taranto të Italisë. Gara ishte e një niveli të lartë, e mbështetur dhe nën patronazhin e Presidencës së Italisë. Gara kishte tre faza. Melisa jo vetëm që doli në gjysmëfinale, por edhe triumfoi në finale, duke marrë çmime të shumta, shkruan AlbainanEducation.net.
🎹🥇 Këtu janë arritjet e saj të jashtëzakonshme:
1️⃣ Vendi i parë në seksionin e pianos;
2️⃣ Fituese e “Çmimit Absolut”;
3️⃣ Vendi i tretë “Absolut”.
Medaljen/ Dekoratën e garës e ka pranuar nga Këshilli i Ministrave i Presidencës së Italisë dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe për herë të parë në historinë e Kosovës.
Por suksesi nuk mbaron me kaq! Me 25 tetor, Melisa Ibrahimi dhe profesoresha e saj, prof. Alberta Troni, vazhduan të shkëlqejnë në “Debussy International Music Competition”.
🏆 Profesoresha Alberta Troni shpallet fituese e “Teacher Award” për ekselencë në mentorim dhe kontribut të shquar.
🎶Studentja e UP-së, Melisa Ibrahimi arriti të fitojë vendin e parë “Absolut First Prize” 100/100 pikë dhe çmimin special “Art of Musical Interpretation for exceptional interpreting and performing”.
Profesoresha Troni dhe studentja Ibrahimi do të vazhdojnë suksesin e tyre në një prezantim dinjitoz të universitetit muajin e ardhshëm, ku do të realizojnë një koncert solo në Romë të Italisë, si studente në klasën e prof. Alberta Troni, si pjesë e serisë së koncerteve të asociacionit italian Musicopaideia. 🎉👏🎵