Studentja Megi Stambollxhiu: Në fakultet ka profesor të pakualifikuar

- Advertisement -

Studentja Megi Stambollxhiu thotë se në fakultet ka pedagogë të cilët janë të pakualifikuar.

- paragrafi 1 -

Në “Good Morning Albanias” në “Euronews Albania”, ajo u shpreh paraqitja e tyre në auditore dhe aktiviteti i tyre mësimor është gjithmonë në ulje.

- Advertisement -

“Në momentin që je në kontakt të vazhdueshëm dhe të përditshëm me pedagogët, e sheh cilësinë e ulët të mësimdhënies, qoftë në seminare dhe aktivizimi i tyre në orët e mësimit është thuajse 50%. Paraqitja e tyre fizike dhe aktiviteti i tyre mësimor është gjithmonë në ulje.

Nëse një student pak i kualifikuar bën një pyetje jashtë temës që është duke u diskutuar, reagimi i pedagogëve ndonjëherë është edhe i ashpër, për shkak të këtij kualifikimi të ulët që kanë”, theksoi Stambollxhiu.