Studentja kosovare që jeton jashtë vendit: Familja ime nuk mund të vij në diplomimin tim për shkak të vizave

- Advertisement -

Një vajzë kosovare e cila po studion jashtë vendit është shprehur e mërzitur pasi familja e saj nuk mund të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj, për shkak që Kosova nuk ka liberalizim të vizave.

- paragrafi 1 -

Ajo i është drejtuar Komisionit Evropian përmes një cicërime në Twitter, duke thënë se populli i Kosovës po punon shumë dhe është duke e bërë rrugën e saj në botë, me ose pa mbështetjen e KE’së.

- Advertisement -

“I dashur@EU_Commission Javën e ardhshme është ceremonia ime e diplomimit dhe do të jem i vetëm sepse familja ime jeton në Kosovë dhe nuk ka vizë. Faleminderit që na e bëtë këtë. Ne, populli i Kosovës, po punojmë shumë dhe po bëjmë rrugën tonë në botë, me ose pa mbështetjen tuaj”, shkroi ajo.

Ishte, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila i reagoi, duke i thënë se Komisioni Evropian nuk ka faj në mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Na vjen keq, është e vështirë për t’u kuptuar, por me siguri nuk është kështu. Komisioni Evropian nuk ka faj. Ata kanë rekomanduar që në vitin 2016 heqjen e regjimit të vizave, më pas i kanë përsëritur këto rekomandime pozitive në vitin 2018 dhe që atëherë nuk kanë ndryshuar mendje. Kështu bëmë edhe ne në Parlamentin Evropian”, shkroi Von Cramon.

- Advertisement -

Tutje, ajo shprehi keqardhje për rastin e vajzës dhe të mosliberalizimit të vizave për kosovarët, duke shtuar se anipse Kosova i ka plotësuar 95 kriteret që nga maji i 2018, Këshilli i BE’së, nuk e ka dhënë ende dritën jeshile për liberalizimin e vizave.

“Por një shtet anëtar individual ende po e bllokon procesin. Edhe pse Kosova i ka plotësuar të 95 kriteret që nga maji 2018 @Këshilli i BE-së nuk jep ende dritën jeshile për VisaLib. Unë ndaj zhgënjimin tuaj dhe të gjithë kosovarëve që vuajnë nga kjo padrejtësi”, shtoi Von Cramon.