E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Studentja kosovare Genta Hajdari përfiton bursë studimi në Universitetin prestigjioz francez “Science Po Rennes”

- Advertisement1-

Kolegji Universum, lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë. Në kuadër të marrëveshjes së Kolegjit Universum me Universitetin prestigjoz francez “Sciences Po Rennes”, studentja e kolegjit Universum, Genta Hajdari ka fituar bursë të plotë për studime në Francë.

Genta është studente e programit master në diplomaci dhe si shumë studentë të tjerë të kolegjit Universum do ti vazhdoj studimet në “Sciences Po Rennes” një nga 10 institutet e shkencave politike në Francë, që konsiderohet nga shkollat më madhështore në botë.

- Advertisement -

Shumë krerë shtetëror kanë diplomuar në “Sciences Po Rennes” si: Chandrika Kumaratunga, ish President i Sri Lanka, Sir Austen Chamberlain – Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Pierre Trudeau – Kryeministër i Kanadasë, Rainier III – Princi i Monakos, Pierre Werner – Kryeministër i Luksemburgut, Esko Aho – Ish Kryeministër në Finlandë dhe presidentët francez Emmanuel Macron, François Hollande, Jacques Chirac, François Mitterrand, Georges Pompidou dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri më tani, ka shkëmbyer 655 pjesëmarrës në 115 universitete në 26 shtete të Evropës.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...