Studentja e mjekësisë përplaset me zv. ministren: Po na i fundosni ëndrrat

- Advertisement -

Studentja e mjekësisë, Dea Guri debatoi me zv.ministren e Shëndetësisë Etleva Kolovani lidhur me pr.ligjin e miratuar pak ditë më parë që i detyron ata të shërbejnë 5 vjet në Shqipëri.

- paragrafi 1 -

Zv. ministrja u shpreh se pr.ligji i miratuar nuk ja vështirëson jetën Deas dhe studentëve si ajo, ashtu siç pretendojnë, pasi me të mbaruar vitin e gjashtë shteti do t’i ofrojë punë të shërbejë në spitale për t’i shërbyer vendit të saj.

- Advertisement -

Sipas studentes, me këtë vendim, qeveria është duke fundosur ëndrrat e studentëve të mjekësisë për t’i shërbyer publikut.