Studentja e mjekësisë Armelda Ago: Herët a vonë do largohemi nga vendi, arsyeja paga

- Advertisement -

Armelda Ago ka ardhur nga Saranda për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

- paragrafi 1 -

Është studente në vitin e parë për infermieri të përgjithshme. Ka qenë një dëshirë e saj që në fëmijëri për t’u bërë pjesë e bluzave të bardha. Megjithatë, ky pasion i saj duket se ka filluar të zbehet që në bankat e shkollës.

- Advertisement -

“Është një gënjeshtër nëse do të thosha se nuk e kam menduar edhe për jashtë. Arsyeja e parë është paga, mjekët shqiptarë janë më pak të paguarit, më pas janë dhe kushtet e punës. Unë vij nga praktika këto 2-3 javë dhe mjekët ankoheshin se po i lodhte profesioni i tyre, orët e zgjatura, mungesa e medikamenteve apo dhe mjeteve për të diagnostikuar sëmundjet”, thotë studentja për Euronews.al.

Deklaratat e fundit të kryeministrit se studentëve të mjekësisë do t’u mbahet diploma deri në përfundim të praktikës, për të nuk është e drejtë.

“Unë po investoj në karrierën që kam zgjedhur, prindërit e mi po ashtu dhe e shikoj si një shkelje e të drejtave të studentëve duke mos i dhënë diplomën. Jam shumë dakord që të hartohen politika, të hartohen programe për mos largimin e mjekëve dhe të rinjve. Herët apo vonë kanë për t’u larguar”, shprehet ajo.

- Advertisement -

Kryeministri është shprehur se do të ketë një politikë të diferencuar të kostos dhe tarifës për ata që vendosin të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe. 18-vjeçaja ka një përgjigje edhe për ketë deklaratë.

“Neve nuk na është paguar asgjë deri në këto momente, madje as bursat nuk janë hedhur, që i përfitojmë nga bursa ekselencës”, thotë studentja.