E premte, 17 Janar, 2025

Studentja e dorëzoi fletën e bardhë në provim, profesori i jep notën më të lartë

- Advertisement1-

Një studente japoneze e historisë së “ninxhave” e cila e dorëzoi një letër të bardhë, ka marrë notën më të lartë, pasi profesori zbuloi se eseja e saj ishte shkruar me një bojë të padukshme.

Eimi Haga ka ndjekur teknikën e ninxhave, “aburidashi”, duke shpenzuar orë të tëra për të shkruar me ‘soje’ esenë e padukshme.

- Advertisement -

Fjalët u shfaqën kur profesori i saj e nxehu letrën mbi stufën e tij të gazit.

“Është diçka që unë e kam mësuar kur kam qenë e vogël”, ka thënë Haga për BBC. “Unë shpresoja që askush tjetër të mos vinte me të njëjtën ide”.

Haga ka qenë e interesuar në ninxha, agjentë të fshehtë e vrasës të Japonisë mesjetare, që nga koha e vogëlisë, kur për herë të parë pa një shfaqje televizive të animuar për fëmijë.

Pasi u regjistrua në universitetin Mie në Japoni, studentja e vitit të parë, pasi ndoqi mësimin për historinë e ninxhave, i është kërkuar që të shkruajë rreth një vizite të saj në muzeun e ninxhave në Igaryu.

“Kur profesori tha në klasë se ai do të jepte nota të larta për kreativitet, unë vendosa që ta bëjë esenë time të dallojë nga të tjetër”, ka thënë ajo. “Kam menduar gjatë, derisa vendosa që ta përdori ‘aburidashi’”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...