Studentja Doresa Geci ka mbrojtur me sukses temën e saj të diplomës Master “Gazetarët ndërmjet djegies profesionale dhe kënaqësisë në punë: Rasti i Kosovës”, nën mentorimin e prof. Arben Fetoshi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë Departamenti i Gazetarisë.
Njoftimi i plotë:
Studentja Doresa Geci ka mbrojtur me sukses temën e saj të diplomës Master “Gazetarët ndërmjet djegies profesionale dhe kënaqësisë në punë: Rasti i Kosovës”, nën mentorimin e prof. Arben Fetoshi.
Komisioni vlerësues përbëhej nga profesorët Muhamet Jahiri (kryetar) dhe Faton Ismajli (anëtar).
Ky studim sjell gjetje të rëndësishme në atë se a ekziston një ndërlidhje negative në mes të djegies profesionale (burnout) dhe kënaqësisë në punë te gazetarët në Kosovë.
Urime Doresa! 👩🎓✨ #gazetariaUP