Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së

- Advertisement5 -

I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane

- paragrafi 1 -

Një student shqiptar ka shënuar një arritje të rëndësishme duke u diplomuar me sukses në Akademinë e Detarisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nga institucionet më prestigjioze ushtarake në botë.

- Advertisement - M1

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë gjithsej 1056 studentë, ndërsa vetëm 12 prej tyre ishin studentë ndërkombëtarë, ku pjesë e këtij grupi ishte edhe studenti shqiptar.

Kjo arritje konsiderohet një moment krenarie për Forcat e Armatosura shqiptare dhe një dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe potencialit që të rinjtë shqiptarë po tregojnë në arenën ndërkombëtare.

Me këtë sukses, studenti shqiptar i bashkohet brezit të oficerëve të rinj të trajnuar në një prej akademive më elitare ushtarake në SHBA, duke hapur një kapitull të ri në rrugëtimin e tij profesional dhe ushtarak.

- Advertisement - m2

Urime dhe vlerësime janë shprehur për këtë sukses të veçantë, i cili vjen si një tjetër shembull i përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare./Albinfo.ch

Shqip | English