Ju uroj ‘gjumë të dobishëm’!
Në një Universitet në Kolumbi, një student në leksionin e matematikës, u ul në fund të klasës dhe fjeti. Pas përfundimit të leksionit, nga zhurma e studentëve tjerë, ai u zgjua.
Shikoi në dërrasën e zezë dhe pa se profesori kishte shkruar një detyrë.
E shënoi me nxitim në fletoren e tij, doli nga salla dhe kur u kthye në shtëpi, nisi të mendonte për zgjidhjen e kësaj detyre.
Detyra ishte shumë e vështirë. Shkoi në bibliotekën e Universitetit dhe u pajis me literaturën e duhur.
Pas katër ditësh arriti ta zgjidhte detyrën. Ishte zemëruar dhe mërzitur me profesorin, i cili u kishte dhënë detyrë shumë të vështirë! Në leksionin pasardhës, studenti u habit sepse profesori nuk po u kërkonte detyrën.
Shkoi tek ai duke i thënë,
“Profesor i nderuar, detyrat që ju jepni janë shumë të vështira. Zgjidhja e detyrës së parë më mori katër ditë dhe ja ku e kam të zgjidhur në katër fletë”.
Profesori u habit nga studenti duke i thënë:
“Por, unë nuk u kam dhënë detyra!
Ai ushtrim që shkrova në tabelë, është vetëm një shembull që ua tregova studentëve për ushtrimet që shkenca nuk arriti t’i zgjidhte!”
Detyra e zgjedhur e studentit bashkë me katër fletët e zgjidhjes, vazhdon sot e kësaj dite të mbetet e ekspozuar në atë universitet.
Mësimi:
Nuk duhet të marim parasysh e të dëgjojmë të tjerët për vështirësitë e jetës apo të punës.
Çdo problem duhet të provojmë ta zgjidhim vetë. Ky student po të ishte zgjuar dhe të dëgjonte shpjegimin e profesorit nuk do të mendonte në zgjidhjen e atij ushtrimi.
Por, ndonjëherë, duhet të ‘flemë’ e të mos dëgjojmë askënd.
Ju uroj ‘gjumë të dobishëm’!
Nga Kriger Ramaja