E hënë, 24 Shkurt, 2025

Studenti i UP-së nga Prizreni publikon punim në revistën më me renome në botë

- Advertisement1-

Studenti i UP-së, Rilind Shala ka publikuar punim në revistën më të rankuar në botë në Fizioterapi dhe Mjekësi Sportive, British Journal of Sports Medicine.

Revista është e para në botë nga 262 revista të këtij drejtimi, sipas platformës Scopus, me impact factor 13.8.
Rilind Shala është student i vitit të parë, drejtimi Master Shkencor në Fizioterapi, pranë Fakultetit të Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës.

- Advertisement -

Padyshim që është një arritje shumë e lartë shkencore si për Universitetin e Prishtinës, ashtu edhe për Katedrën e Fizioterapisë që përmendet në revistën me renome ndërkombëtare dhe që ka kriterin e pranimit të një punimi me vetëm 18%.

Për Rilindin ky nuk është punimi i parë, pasi që i ka edhe 4 punime tjera shkencore në revista ndërkombëtare si autor i parë – korrespodent, e që ndikon drejtpërsëdrejti në ngritjen e pozitës së UP-së në ranglistën botërore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...