Studenti i UP-së, Luar Aliu, debuton në boksin profesionist më 18 tetor në Austri

- Advertisement -

Studenti i nivelit Master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, Luar Aliu, do të bëjë debutimin e tij në boksin profesionist më datë 18 tetor 2025, në Korneuburg të Austrisë.

- paragrafi 1 -

Aliu, i cili njihet për përkushtimin dhe disiplinën e tij sportive, ka marrë mbështetje të veçantë nga Prof. Asoc. Dr. Musa Selimi, profesor i lëndës Kuptimi dhe Analiza e Performancës Sportive, i cili ka vlerësuar lart angazhimin dhe progresin e studentit të tij.

- Advertisement -

Nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së është përcjellë një mesazh urimi për Luarin, duke i dëshiruar suksese dhe rezultate të larta në këtë sfidë të rëndësishme sportive.