E diel, 23 Shkurt, 2025

Studenti i mjekësisë refuzon të largohet nga Shqipëria: Dua t’i shërbejë vendit

- Advertisement1-

A2 CNN – Logo

LIVE

- Advertisement -

STUDENTI I MJEKESISE 1280×720
AKTUALITET
Studenti i mjekësisë refuzon të largohet nga Shqipëria: Dua t’i shërbejë vendit
Armend Pire
Publikuar më: 5/4/2023, ora 15:41

Alfons Zymaj është student i vitit të parë në Fakultetin e Mjekësisë. Emigrimin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë, Europës apo edhe përtej kontinentit e ka dëgjuar shpesh, e madje është i vetëdijshëm se diploma e mjekësisë mund t’i përkthehet në një pasaportë të artë.

Mirëpo, Alfonsi ndryshe nga studentët që presin të largohen, dëshiron që kontributin e tij ta ofrojë në vendlindje.

Nuk e shoh fare si opsion largimin nga Shqipëria, por synoj të kontribuoj për vendlindjen time. Unë jam nga Laçi dhe synoj të punoj në qytetin tim”, shprehet Zymaj.

Gjermania padyshim e josh, por jo aq sa dëshira për të qëndruar pranë prindërve dhe njerëzve të afërt.

Qeveria dhe dy ministritë përkatëse, ajo e arsimit dhe e shëndetësisë, po lobojnë që studentëve të mjekësisë t’u mbahet diploma me qëllim që të mos largohen nga vendi, si dhe po ofrojnë kredi të veçanta për shtëpi, rritje pagash si dhe kushte të përmirësuara pune.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....