Studenti i dalluar la Kosovën për Gjermani: Më kërkuan të hyja në politikë për t’u punësuar

- Advertisement5 -

Studenti i dalluar Ramë Hajraj ka treguar pse u largua nga Kosova drejt Gjermanisë.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, nepotizmi në institucionet publike e bëri të pamundur gjetjen e një vendi pune, ndonëse kishte qenë student i dalluar në Universitetin e Pejës.

- Advertisement - M1

“Është e vështirë të konceptohet si çështje, meqenëse është një periudhë mjaft delikate. Largimi nga vendi, pavarësisht se është i dhimbshëm, në një anë përbën përpjekje disa vjeçare ndaj një sistemi që nuk të jep hapësirë. Po flasim për konkurse të përsëritura që nuk kanë rezultate dhe kjo ka qenë një ndër pikat kryesore të zhgënjimit tim ndaj këtij sistemi, meqenëse kërkesa e vetme ka qenë që unë të përfshihem politikisht”, tha ai.

Hajraj, që ishte student i dalluar gjatë studimeve, tregon se për t’u punësuar i kërkohej të përfshihej në subjekte politike, gjë që për të ishte e papranueshme.

“Unë mendoj që nëse një person nuk dëshiron të shesë identitetin e tij në raport me një subjekt, atëherë është i lirë të vendosë të jetojë jetën e tij pa imponime politike, për të arritur një qëllim të caktuar. Kjo më ka shtyrë të bëj përpjekje të vazhdueshme për disa vite, për të arritur një pozicion, sado të vogël, që do të më ndihmonte në aspektin e studimeve, qoftë edhe një praktikë në universitet. Nuk merrja përgjigje dhe kjo ishte ajo që më pengoi më së shumti”, deklaroi Hajraj në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova.

- Advertisement - m2

Kësisoj, pas përpjekjeve gati 10-vjeçare për të gjetur një vend pune, ai tha se u detyrua të largohej nga Kosova para disa viteve, si pasojë e zhgënjimit nga institucionet vendore.

“Andaj vendosa të vij në Gjermani, të paktën duke konsideruar se mund të kem një mundësi më të mirë jetese këtu, gjë që e kam bërë gjatë gjithë viteve si student në Kosovë. Po flasim për mbi 10 vite përpjekje për të krijuar një sistem ku meritokracia dhe puna jote vlerësohen. Kur kam ardhur këtu, ka qenë një sfidë e madhe, duke filluar nga gjuha, pasi në punët e zakonshme nuk e kam pasur gjuhën si avantazh kryesor”, tha ai ndër të tjera.

Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga viti 2021 deri në vitin 2024, mbi 142 mijë qytetarë të Kosovës janë larguar drejt vendeve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë. /Klankosova.tv