Studenti akuzoi SHBA-në për gjenocid në Gaza, Universiteti i New York-ut nuk do t’ia japë diplomën

- Advertisement -

Universiteti i New York (NYU) i mori diplomën studentit, Logan Rozos, pasi gjatë fjalimit me rastin e diplomimit akuzoi SHBA-në për mbështetje të “gjenocidit” në Gaza.

- paragrafi 1 -

Rozos u tha të pranishmëve të mërkurën se dënon “tmerret që po ndodhin aktualisht në Palestinë”, duke shkaktuar brohoritje dhe duartrokitje.

- Advertisement -

Zëdhënësi i NYU-së akuzoi Rozosin për gënjeshtra lidhur me atë që kishte planifikuar të thoshte në fjalim, duke thënë se ai “shprehu pikëpamjet personale dhe të njëanshme politike”.

Zgjerimi i mbështetjes pro-palestineze në fakultete është bërë shumë i politizuar në SHBA, ndërsa administrata Trump lufton kundër asaj që e quajti antisemitizëm në institucionet elitare, duke shkaktuar debat të ashpër mbi lirinë e shprehjes.

NYU deklaroi se “denoncon fuqishëm” dhe “ndjen keqardhje të thellë” për komentet e Rozosit, duke shtuar se “ky moment u përdor keq nga dikush që keqpërdori privilegjin që i është dhënë”. /Telegrafi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

 

- Advertisement -