Studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

- Advertisement5 -

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka nisur me disa minuta vonesë, pasi u prit të mbërrinin edhe shumë studentë të tjerë shqiptarë nga vendi dhe rajoni.

- paragrafi 1 -

Një numër i madh i protestusve, sidomos studentë, janë mbledhur tashmë para Urës së Gurit në Shkup.

- Advertisement - M1

Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria.

Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe me thirrjet “UÇK”, ndërsa protestuesit nisën marshimin në mënyrë të organizuar.

Studentët po protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së provimit edhe në gjuhën shqipe, pasi ajo gëzon status zyrtar në vend.

- Advertisement - m2

Organizatorët kanë paralajmëruar për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.

Shqip | English