Studentet që vdiqën në aksident ishin praktikante, reagon mësuesi i shkollës: Kishin plot dashuri për mësimdhënien

- Advertisement -

Mësuesi i shkollës në Kamenicë ku kishin kryer praktikën dy studentet, të cilat vdiqënditë më parë në aksidentin në Ranillug, ka thënë se e ka tronditur humbja e tyre.

Hafiz Matoshi ka publikuar edhe një fotografi me Antiana Thaçin dhe Arbnora Bashën.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Antiana kishte kryer praktikën pedagogjike në shkollën ku jep mësim.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy studenteve të mrekullueshme, Antiana Thaçi dhe Arbnora Basha. Kjo humbje e papritur ka tronditur të gjithë ne që patëm fatin t’i njihnim dhe të punonim me to”, ka shkruar mësuesi Matoshi.

“Antianën pata nderin ta kem në praktikën pedagogjike në shkollën ku jap mësim. Ishte e përkushtuar, e zgjuar dhe e gatshme për të mësuar e për të ndihmuar të tjerët. Kishte një të ardhme të ndritur përpara, një zemër plot dashuri për mësimdhënien dhe një shpirt të pastër që rrezatonte mirësi”, ka treguar ai.

- Advertisement -

“Ngushëllime të sinqerta familjeve të tyre, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i deshën dhe i vlerësuan. Kjo humbje është e rëndë dhe e pashpjegueshme, por kujtimi dhe vepra e tyre do të mbetet gjithmonë me ne. Pushoftë në paqe shpirti i tyre”, ka thënë ai.

Dy të rejat vdiqën të premten në një aksident në Ranillug. Fillimisht ishte cilësuar si vetaksident, por Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim, në të cilin ka thënë se rast është cilësuar si aksident. Për këtë ka arrestuar një shofer kamioni që dyshohet se ua ka prerë rrugën.

SS