Studentët protestojnë: Bojktoni produktet serbe – “Duaje tënden”

- Advertisement -

Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit kanë filluar protestën me pankarta në duar “Ata barrikadojnë rrugët e ne produktet”, “Duaje tënden” me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

- paragrafi 1 -

Me thirrjen “Bojkoto produktet serbe”, një grup studentësh nga Universiteti “Hasan Prishtina” përkatësisht nga Fakulteti i Edukimit po marshojnë nga objekti i fakultetit deri te Teatri Kombëtar.

- Advertisement -

Më plis në kokë e me pankarta ” Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët e ne produktet”, këta studentë po bëjnë thirrje që mos të blehen produktet serbe nga banorët e Kosovës.

Sipas tyre, me blerjen e produkteve të tyre serbët po forcojnë ushtrinë.

Ndryshe, këtë protestë, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit e kanë paralajmëruar me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

- Advertisement -

“Ky manifestim do të fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, e pastaj te teatri do të mbahet manifestimi deri në orën 13:00”, thuhej në njoftim.