E diel, 23 Shkurt, 2025

STUDENTËT/ Lista e degëve prioritare që përfitohet bursë studimi sa paga minimale

- Advertisement1-

Të gjithë studentët që do të zgjedhin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, ndërsa nuk do të ketë kriter mesatareje.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave është publikuar në faqen zyrtare, ndërsa në listë janë shtuar edhe disa degë të tjerë prioritare, siç janë arsimi parashkollor dhe ai fillor. Po ashtu janë shtuar edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, si edhe zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale.

- Advertisement -

Në ndryshim nga vendimi i vitit 2022, Qeveria vendosi që të heqë kriterin e mesatares me qëllim që të nxisë maturantët që të zgjedhin të studiojnë për degët prioritare, ku do të përfitojnë bursën me vlerë 40 mijë lekë, por me kushtin që pas përfundimit të studimit do punojnë për 3 vite në Shqipëri.

Kuotat do të ndahen sipas Universiteteve në varësi të numrit të studentëve dhe programeve në listën prioritare që do të aplikohen në universitetet e vendit.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....