Studentët Gjergj Çuni dhe Jeta Krasniqi fitues të garës prestigjioze në Danimarkë

- Advertisement5 -

Gjergj Çuni dhe Jeta Krasniqi, studentë të drejtimit Shkencë Kompjuterike në Departamentin e Matematikës, aktualisht janë duke ndjekur studimet si studentë shkëmbimi në Universitetin Linnaeus në Suedi.

- paragrafi 1 -

Së fundmi, ata morën pjesë në garën prestigjioze “RoyalHacks Hackathon”, e mbajtur në IT University of Copenhagen, një garë 24-orëshe e fokusuar në zhvillimin e ideve inovative për parandalimin e sulmeve të tipit phishing.

- Advertisement - M1

Në këtë aktivitet, Gjergj Çuni dhe Jeta Krasniqi, së bashku me Egzona Berisha (studente në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren), arritën të fitojnë vendin e parë në “track”-un e platformës n8n, duke u dalluar mes rreth 100 pjesëmarrësve studentë nga vende të ndryshme të Skandinavisë.

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme dhe dëshmi të përkushtimit, njohurive dhe aftësive të larta profesionale të studentëve tanë në arenën ndërkombëtare.