E shtunë, 21 Shtator, 2024

Studentët e UP-së bojkotojnë mësimin, thonë se higjiena nuk është luks por nevojë

- Advertisement1-

Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/ Organizata Studentore “Reforma”, sot e bojkotuan procesin mësimor, e kjo për shkak se stafi teknik i Universitetit të Prishtinës gjendet në grevë.

Bojkoti i tyre kishte edhe një slogan, “R.I.P Higjiena”, me kuptim, u prehsh në paqe higjienë.

- Advertisement -

Kryetari i kësaj organizate, Ismet Krasniqi u prononcua për media, ku bëri me dije se papastërtia dhe higjiena në UP nuk janë luks por nevoja bazike.

Po ashtu Krasniqi u shpreh se studentët i kuptojnë kërkesat e stafit teknik, por se ato kërkesa kërkoi që të aprovohen sa më shpejt.

Nëse ato kërkesa nuk aprovohen më kohën që kërkuan organizata, ata paralajmëruan bojkotin e mësimit edhe nga fakulteti i edukatës fizike dhe sportit si dhe atij të arteve.

“Ne kemi organizuar një aksion simbolik duke bojkotuar procesin mësimor në Fakultetin Filozofik gjatë gjithë ditës, arsyet siç i kemi cekur edhe në reagime publike po ashtu edhe në email, janë kushtet e pastërtisë në ambientet e Universitetit të Prishtinës, edhe ju vet mund të merrni pamje dhe ta shihni gjendjen e universitetit. Higjiena e pastërtia ne universitet e fakultet nuk do të duhej të ishin luks, këto janë nevoja bazike. E dimë që stafi teknik tash e një kohë gjendet në grevë, ne po shpresojmë që problemi i tyre dhe kërkesat e tyre të aprovohen sa më parë që të jetë e mundur për shkak se dhe ne si studentë po vlerësojmë se paga 250 euro është një pagë e cila më të vërtetë është tejet e ulët për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre. Gjatë javëve të kaluara dhe ditëve të kaluara edhe ne vetë si studentë kemi tentuar që herë pa here ta pastrojmë fakultetin por siç mund ta shihni nuk kalojnë dy tre ditë dhe gjendja e papastërtisë kthehet në gjendjen e mëparshme për shkak të qarkullimit të madh të studentëve”, tha Krasniqi.

“Ne qëllimisht e kemi filluar me Fakultetin Filozofik, pasi si organizatë udhëheqim edhe dy fakultete të tjera, ne kemi menduar që t’u japim kohë për zgjidhjen e problemit për shkak se i dimë proceset burokratike në Kosovë, nuk është e lehtë që ato të zgjidhen. Këtë javë do të humbim mësimin vetëm gjatë ditës së hënë, nëse kërkesat nuk aprovohen do të vazhdojmë edhe me fakultetin e edukatës fizike dhe sportit e po ashtu edhe me fakultetin e arteve”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....