E hënë, 25 Nëntor, 2024

Studentët e Universitetit të Prishtinës shfaqin vizionin e tyre për të ardhmen e medias në Kosovë

- Advertisement1-

Me një diskutim rreth gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve, ka filluar sot fushata e studentëve të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, për shfaqjen e vizionit për të ardhmen e medias në vitin 2040.

Beneta Buja, studente e vitit të dytë në këtë departament, tregoi për përvojën e saj dhe të pesë studenteve të tjera, pjesëmarrëse në këtë projekt, si dhe për punën e bërë në projektin “Media2040: Fuqizimi i avokuesve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor” që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Ajo ka thënë që përvoja me këtë projekt ka ndihmuar në përmirësimin e njohurive të saj dhe kolegëve të tjerë për aspekte të ndryshme të medias, përfshirë; institucionet, ligjin, teknologjinë, gazetarët dhe tregun e medias. Sipas saj, projekte të tilla janë dobiprurëse për studentët.

- Advertisement -

Në anën tjetër, koordinatori akademik për Kosovë i këtij projekti, Alban Zeneli, ka thënë që ky projekt ka ndihmuar studentët që të kuptojnë dhe bashkëpunojnë me bashkëmoshatarë të tyre nga fusha e njëjtë e studimit, me qëllim të ndikimit në përmirësimin e sferës mediale në secilën prej shoqërive.

Më tutje në tryezën e diskutimit të organizuar në hapjen e fushatës së studentëve për shfaqjen e vizionit për media 2040, profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj në duke bërë prezantimin kryesor të tryezës për gjuhën e urrejtës ndaj gazetarëve ka ofruar të dhëna nga hulumtimet e këtij fenomeni në Kosovë. Sipas saj, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në rastin e Kosovës ndikon në rritjen e autocenzurës së gazetarëve dhe në demotivimin e tyre në punë. Njëherësh, ajo informoi që nga hulumtimi ka rezultuar që 91% e gazetarëve kanë përjetuar gjuhë të urrejtjes gjatë karrierës së tyre.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe profesorë dhe studentë nga Departamenti i Gazetarisë në UP, të cilët kontribuuan aktivisht në debat dhe sollën perspektiva dhe ide të reja.

Në projektin “Media2040: Fuqizimi i avokuesve e të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor”, po marin pjesë studentet e Departamentit të Gazetarisë: Era Rrmoku, Zana Pllana, Beneta Buja, Rijona Vojvoda, Erona Baliu dhe Learta Beqiri të cilat janë duke u mentoruar për t’i realizuar objektivat e projektit nga profesorët: Alban Zeneli, Remzie Shahini-Hoxhaj, Muhamet Jahiri dhe Gëzim Qerimi.

- Advertisement -rrrrrrr

Në kuadër të këtij projekti do të mbahen edhe disa aktivitete në javët në vazhdim.

Pjesë e “Media2040” janë mbi 50 profesorë dhe studentë nga fushat e gazetarisë dhe komunikimit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Sarajevës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Malit të Zi dhe Universiteti “St. Cyril and Methodius” nga Shkupi.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës ne Prishtinë, Fondit Holandez për Bashkëpunim Rajonal, programi MATRA.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...