E diel, 23 Shkurt, 2025

Studentët e Juridikut arrijnë një sukses të madh në Gjermani

- Advertisement1-

Ekipi përfaqësues i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në garën prestigjioze të drejtësisë “Nuremberg Moot Court 2024”, renditet në mesin e 12 ekipeve me të mira në nivel botëror nga kjo fushë, ku nga mbi 180 ekipe pjesëmarrëse nga fakultete juridike/universitete prestigjioze, vetëm 40 janë kualifikuar për rundet finale.

Gara është mbajtur në Nuremberg (Gjermani), në ambientet e Gjykatës së Nurembergut (Salla historike Nr. 600, ku janë gjykuar përgjegjësit nazistë për krimet e Luftës së Dytë Botërore).

- Advertisement -

 

Gara e drejtësisë “Nuremberg Moot Court” është në mesin e garave me prestigjioze botërore dhe që nga viti 2022 është pjesë integrale e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik të UP-së, pas reformave dhe akreditimit të programit BA.
Ky sukses i radhës i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, konfirmon cilësinë e studimeve në UP dhe afirmon perspektivën e juristëve të rinjë në Republikën e Kosovës.
Dekani i Fakultetit Juridik, sot ka ndarë edhe logon e Fakultetit për anëtaret e ekipit të “Nuremberg Moot Court 2024”, Albinën, Erën dhe Gresën. / AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....