Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të UP-së fitojnë dy çmime në garën e njohur ndërkombëtare

- Advertisement5 -

Ekipi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që fitoi dy çmime në garën e njohur ndërkombëtare „TCIP Earthquake-Resistant Building Design Competition”, u prit dhe u përgëzua për rezultatin nga rektori i Universitetit të Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij aktiviteti garues ndërkombëtar, i një rëndësie të veçantë për studentët e inxhinierisë së ndërtimit, modelet e ndërtimeve të larta testohen në një tavolinë vibruese (shaking table) sesa mund t’u rezistojnë tërmeteve.

- Advertisement - M1

Struktura shumëkatëshe e studentëve të masterit në drejtimin Konstruktiv u rezistoi më së miri simulimeve të tërmeteve nga të gjitha modelet e pranishme në garë.

Studentët: Arbias Begaj, Arianita Demiri, Endrit Vuniqi, Fisnik Tërshana, Lirigzon Murseli, Sadik Veseli, nën drejtimin e profesorëve të tyre Zijadin Guri dhe Guxim Rrudhani, në garën që u zhvillua në Stamboll të Turqisë nga 13 deri më 15 maj 2026 fituan dy çmime: „Çmimin e Veçantë për Performancën më të Mirë ndaj Tërmeteve” dhe „Çmimin e Veçantë për Frymën më të Mirë Garuese”, në një konkurrencë me përfaqësues të 25 universiteteve nga shtete të ndryshme të botës.

Çmimin për shpirtin e garës, studentët e FIN-it e fituan duke u votuar nga konkurrentët e tyre.

- Advertisement - m2

Të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. Florim Grajçevci, profesori Guri dhe prodekani Shkumbin Makolli, studentët u pritën nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu.

Duke e përgëzuar ekipin e FIN-it për suksesin, rektori Hajrullahu i inkurajoi studentët dhe profesorët e tyre që të gjitha planet në të cilat besojnë t’i paraqesin në rektorat, në mënyrë që me mundësitë që ekzistojnë nismat e mira të shtyhen përpara.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. Florim Grajçevci, tregoi se personeli akademik i këtij fakulteti angazhohet në vazhdimësi që cilësia e studimeve të jetë sa më e madhe. Ai fitimin e këtyre çmimeve e vlerësoi si motivim e inspirim dhe detyrë të shtuar.

Para gati një muaji në rektorat u pritën edhe studentët e Fakultetit Arteve që me filmin e tyre hynë në garën e Festivalit të njohur të Oberhausenit.

Pritje solemne ishte organizuar edhe për ekipin e Fakultetit Juridik që zuri vendin e gjashtë në botë në garën ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”.

 

 

Shqip | English