E martë, 25 Shkurt, 2025

Studentët e Fakultetit Juridik të UP-së dalin të parët në garën rajonale në Podgoricë

- Advertisement1-

Ekipi i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës,pjesëmarrës në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot, ka fituar vendin e parë në para-garën rajonale të mbajtur në Podgoricë. Po ashtu, studentja e ekipit, Morea Pula, ka fituar titullin e folëses më të mirë të garës.

Para-gara e mbajtur në Podgoricë ka për qëllim përgatitjen e ekipeve për garën kryesore, e cila do të mbahet në Vjenë në muajin mars 2024. Kjo para-garë është njëra ndër para-garat më të rëndësishme rajonale, e cila përbëhet nga ekipe të universiteteve më prestigjioze rajonale dhe evropiane.

- Advertisement -

Suksesi maksimal i studentëve të UP-së, në këtë para-garë paraqet një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së ekipit për pjesëmarrje në garën kryesore. Ekipi fitues i Fakultetit Juridik të UP përbëhet nga: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Melisë Sejdiu, Morea Pula, Nol Musa dhe Rea Hadri. Ndërkaq, trajnerët e ekipit janë Prof. Ass. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj. Gara VIS Moot është në mesin e garave që tani janë pjesë e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik, pas akreditimit të programit të reformuar, ku studentët marrin kredi/ECTS, dhe finacohen nga buxheti i fakultetit, UP dhe nga partnerët.

Pjesëmarrja e studentëve edhe në këtë rast është mundësuar nga fakulteti, UP dhe partnerët, e për çka UP falënderon në mënyrë të veçantë Departamentin Amerikan të Shtetit, Programin për Zhvillimin e të Drejtës Kontraktore (Contract Law Development Programme), për mbështjetjen e ofruar për pjesëmarrjen në këtë para-garë.

Fakulteti Juridik dhe UP, në vitet e fundit, kanë krijuar mbështetje të qëndrueshme të pjesëmarrjes së studentëve në garat më prestigjioze për studentët e drejtësisë, e ku edhe rezultatet dhe përfaqësimi është i jashtëzakonshëm. UP, përgëzon studentët, trajnerët e ekipit dhe fakultetin për suksesin e arritur.�
Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2628

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...