Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se studentët e këtij departamenti kanë arritur që ta fitojnë vendin e parë në edicionin e 9-të të Inspireli Awards 2024, konkursit ndërkombëtar më prestigjioz për studentë të arkitekturës dhe dizajnit.
“Projekti “Sustainable Village – ECOUNITY”, i realizuar nga Sibora Ramadani, Eron Shala, Bleranda Hykosmoni dhe Albina Zenunaj, nën mentorimin e Prof. Asst. Rozafa Basha, ka bërë që Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës të renditet në Top 10 në botë – një arritje e jashtëzakonshme dhe historike për institucionin tonë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ata patën mundësi që të marrin pjesë në hapjen solemne të Muzeut të Schindler-it – një ngjarje me rëndësi të thellë historike dhe kulturore, që përfaqëson kujtesën, humanizmin dhe fuqinë e brezit të ri për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.