Studentët e Universitetit të Prishtinës, Drin Musa dhe Ariana Jashari vazhdojnë udhëtimin e tyre akademik me programin Erasmus+ për një semestër në Universitetin Nanterre Paris, dhe ja çfarë kanë për të thënë për këtë përvojë transformuese:
“Ekperienca jonë si studentë në Nanterre University Paris është një mundësi shumë e mirë për të zgjeruar njohuritv tona në fushën të cilën jemi duke studiuar, në këtë rast drejtësinë, në të njëjtën kohë kemi mundësi të takojmë studentë vendas dhe kultura të ndryshme nae gjithë bota, njohuri të cilat na ndihmojnë në të ardhmen si në aspektin personal ashtu dhe në atë profesional”, theksuan studentët.
🌟 Për të mësuar më shumë rreth programit Erasmus+ në Universitetin e Prishtinës, vizitoni🖇️ https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,187
#ErasmusDays2023