Studentë nga 29 shtete vijnë në Kosovë për të mësuar për historinë dhe kulturën shqiptare

- Advertisement -

Studentë nga 29 shtete, përfshirë edhe vende që ende nuk e njohin Kosovën, kanë ardhur për të mësuar më shumë për historinë, kulturën dhe potencialin e vendit tonë. Kështu ka bërë të ditur Liza Gashi, zëvendësministre e Jashtme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Studentë nga 29 shtete, përfshirë edhe vende që ende nuk e njohin Kosovën, kanë ardhur për të mësuar më shumë për historinë, kulturën dhe potencialin e vendit tonë.

Gjatë edicionit të 12-të të Akademisë Ndërkombëtare Verore, organizuar nga Qendra e Kosovës për Diplomaci, pata kënaqësinë të ndaj përvojën tonë si shtet i ri: sfidat dhe arritjet në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e politikës së jashtme dhe rolin thelbësor të diasporës në këtë rrugëtim.

Mirënjohëse për këtë platformë që lidh të rinj nga kultura të ndryshme dhe u jep mundësinë ta njohin Kosovën përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe shkëmbimit të ideve.

- Advertisement -