E premte, 13 Dhjetor, 2024

“Stresi shkakton humbjen e shtatzënisë” – një mit apo e vërtetë?

- Advertisement1-

Stresi gjatë shtatzënisë, a mund të referohet si një faktor rreziku për abort apo mund të jetë një mit se ndikon në humbjen e shtatzënisë (abort)? – Cila është e vërteta?!


Tregimet e mëparshme kanë ndërlidhur se gjendja jo e mirë emocionale gjatë shtatzënisë sjell pasoja në shëndetin e nënës dhe foshnjes, por ideja se a ndikon stresi gjatë shtatzënisë, tashmë flasin edhe studimet shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Studimet kanë zbuluar se stresi ndërlidhet me humbjen e shtatzënisë, por vet studiuesit nuk bien dakort me rezultatet.

Kjo pasi është vështirë të studiosh e aq më tepër të vlerësosh se stresi është indikatori i humbjes së shtatzënisë.Realisht, në jetën e përditshme, çdo njeri ndien nivele të ndryshme të stresit dhe të gjithë e përpunojnë atë në forma të ndryshme.

Edhe gjatë shtatzënisë, çdo grua shtatzënë shqetësohet, pavarësisht nëse shqetësimet lidhen me shëndetin e saj apo të foshnjes, apo edhe nga faktorët e jashtëm.

Teoritë mbi rolin e stresit

Teoritë e kanë qartësuar arsyjen e ndikimit të stresit në zhvillimin e foshnjes, dhe e tërë kjo përqëndrohet tek hormoni kortizoli.

Kortizoli ka tendencë që të rritet dhe të kalojë vlerat normale gjatë shtatzënisë, meqë rast kalon placentën dhe ndërhyn në zhvillimin e foshnjes.

- Advertisement -rrrrrrr

Studimi i vitit 2008, ku pjesëmarrës ishin 20 mijë gra, zbuloi se gratë të cilat raportuan nivele të larta të stresit ishin të predispozuara të përjetonin humbjen e shtatzënisë.Përshtatja me një sërë faktorësh tjerë, të tillë si mosha e nënës apo faktorët tjerë nuk i ndryshuan rezultatet.

Në anën tjetër, një analizë e 39 studimeve të mëparshme zbuloi se nënat që përjetonin depresion, ankth dhe stres mund të përjetonin lindje të parakohshme.

E vërteta qëndron se ende nuk është konkretizuar se stresi shkakton humbjen e shtatzënisë, por gjithashtu nuk mund të konsiderohet edhe si një mit.

Së fundmi, stresi është i pashmangshëm tek njerëzit, andaj mundohuni të realizoni aktivitete relaksuese për të ulur nivelet e stresit.Duke vepruar kështu, ju përmirësoni shanset tuaja për një shtatzëni të shëndetshëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...