E diel, 24 Nëntor, 2024

Stresi gjatë shtatzënisë, si ti parandaloni shqetësimet rreth kësaj kohe

- Advertisement1-

Shtatzënia është një kohë e mrekullueshme dhe e gëzueshme, por gjithashtu mund të mbushet me dyshime dhe ankth.

Ekzistojnë një numër rrethanash që mund të çojnë në stres gjatë shtatzënisë tuaj, duke përfshirë luhatjen e niveleve të hormoneve, pasigurinë për të ardhmen, shqetësimin fizik ose një çrregullim mendor para-ekzistues, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Nëse jeni të stresuar, mund të përjetoni vështirësi në gjumë, dhimbje koke, puls të shpejt dhe mendime obsesive.

Andaj, është e rëndësishme të mbani mend stresi nuk ndikon vetëm tek ju.

Kërkimet tregojnë se nivelet e larta të ankthit të qëndrueshëm mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës tuaj.

Si ta trajtojmë stresin natyrshëm gjatë shtatzënisë?

– Zbuloni shkaktarët tuaj

A ka ndonjë gjë specifike që ju shqetëson? Kushtojini vëmendje asaj që po ndodh kur ndiheni më të stresuar.

- Advertisement -rrrrrrr

– Pushoni pak

Lodhja ose zakonet e parregullta të gjumit mund të çojnë në rritje të emocioneve negative, përfshirë stresin. Sigurohuni që po i lejoni vetes më shumë gjumë.

– Hani shëndetshëm

Një dietë e ekuilibruar mirë mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit, si dhe në mbajtjen të shëndetshme të juve dhe foshnjës tuaj.

– Ushtrimi

Tridhjetë minuta ushtrim i butë deri i moderuar disa ditë në javë është jashtëzakonisht i dobishëm.

Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e niveleve të kortizolit, i cili është hormoni që shkakton ankth.

– Meditimi

Meditimi mund të ndihmojë në pastrimin e mendjes dhe uljen e niveleve të stresit.

– Terapia

Nëse nivelet e stresit tuaj bëhen të padurueshme, ju mund të dëshironi të kërkoni një terapist, për të diskutuar çështje të mundshme themelore të ankthin tuaj, si dhe mënyra të shëndetshme për të përballuar ndjenjat tuaja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...