E premte, 20 Shtator, 2024

Storie suksesi: Profesori nga Mitrovica, Zahir Çerkini, ndjek shkollimin në SHBA

- Advertisement1-

Profesori i Fakultetit Juridik, prof.ass.dr. Zahir Çerkini, pasi kishte fituar bursën “Fulbright Visiting Scholar” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka ndjekur për një semestër hulumtimin e postdoktoraturës në fushën e të drejtës kushtetuese, në Fakultetin Juridik dhe Qendrën për të Drejtën Kushtetuese të Drake University në Iowa të ShBA-së.

Ai u prit në takim nga dekani i Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi, i cili e përgëzoi për këtë arritje profesionale.

- Advertisement -

Dekani Qerimi, theksoi se kjo është një arritje jo vetëm për profesorin Çerkini, por edhe për Fakulteti Juridik dhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. “Përfundimi i programit Fulbright në Fakultetin Juridik dhe Qendrën për të Drejtën Kushtetuese të Drake University në Iowa të ShBA-së, do t’i kontribuoj avancimit të mëtutjeshëm të cilësisë dhe përformancës së stafit akademik të Fakultetit Juridik, Universitetit si dhe në përgjithësi arsimit të lartë në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, profesori Çerkini, falënderoi dekanin Qerimi dhe prodekanin, prof.ass.dr. Përparim Gruda për mbështetje. Ai njoftoi mbi rrjedhën e këtij hulumtimi, për suksesin dhe për angazhimin e tij dinjitoz për bashkëpunimin ndërpersonal dhe ndërinstitucional.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...