Storie suksesi: Mitrovicasja Shahzade Lutfiu fituese e konkursit “Be an ambasador for a day”

- Advertisement -

Shahzade Lutfiu nxënëse e klasës së 9-të e cila vijon mesimet në shkollen”Gjergj Kastrioti -Skenderbeu” në Mitrovicë, u zgjodh ambasadore për një ditë në ambasaden britanike në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Konkursi përfshinte të gjitha vajzat e moshës 14-18 vjeçare nga e tërë Kosova, kriteri për arritjen e titullit “Ambassador for a day” ishte shkrimi i një teksti ku paraqiteshin pabarazitë gjinore dhe çfarë zgjidhje do ndërmerrnin, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Ajo u zgjodh njëra ndër 5 fitueset dhe takimi do mbahet në ambasaden britanike, ku do priten nga ambasadori britanik në Kosovë dhe nga presidentja e Kosovës si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e ditëlindjes se mbretit britanik.

Shahzadja përndryshe është edhe anëtare e Asamblesë Komunale për të rinjtë në Mitrovicë.