E enjte, 20 Shkurt, 2025

Storie suksesi: Mitrovicasi Safet Abdullahu doktoron në ekonomi, suksesin ia dedikon babit të tij të ndjerë

- Advertisement1-

Mitrovicasi Safet Abdullahu ka doktoruar sot në fushën e ekonomisë.

Suksesin e arritur ia dedikon babit të tij të ndjerë, ish minator i Trepçës, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Postimi:

Sot, më datën 11.05.2023, pas një periudhe të gjatë studimi dhe hulumtimi, mbrojta temën e doktoratës me titullin “Reforma dhe Sfidat e Edukimit Kontabël në Kosovë” pranë komisionit të përbërë nga:
Prof. Dr. Rrustem Asllanaj – kryetar
Prof. Dr. Ajet Ahmeti – anëtar
Prof. Dr. Rufi Osmani – anëtar
Falenderoj komisionin për vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që ndihmuan në finalizimin e punës time akademike.

Padyshim se përkrahjen më të madhe e kisha nga familje ime e çmuar, nëna Raza bashkëshortja Liridona dhe dy fëmijët e mi, Lisa dhe Muhamedi, të cilët i falenderoj dhe u jam mirënjohës për jetë.

Në fund nuk mund të rri pa falenderuar njeriun më meritor për përkrahjen ndaj punës sime shkencore, mentoren time, Prof. Dr. Nexhmie Berisha Vokshi, e cila çdo herë ishte e gatshme për të më ndihmuar dhe këshilluar.

Dedikim: Mësuesit tim të parë që nga belbëzimet e mia, babës tim të ndjerë Muhamedit.

Me respekt,
Safet Abdullahu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Salajdin Xhoxhaj nga Prizreni

Është pensionuar Salajdin Xhoxhaj ish drejtor i shkollës "Gani Saramati" nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Mësuesi...

Labearta Hasanramaj Selimi – Një shembull frymëzues i suksesit akademik dhe angazhimit kombëtar

Labearta Hasanramaj Selimi është një emër që sot simbolizon përkushtimin, dijen dhe pasionin për...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë vizitojnë Qendrën e Karrierës të UP-së

Nxënësit e shkollës "Ismail Qemali" në Prishtinë nën mbikëqyrjen e Këshilltares së Karrierës dhe...