Në një kohë kur mundësitë për arsimim cilësor janë zgjeruar përtej kufijve kombëtarë, gjithnjë e më shumë të rinj nga Kosova po arrijnë suksese të jashtëzakonshme në universitete prestigjioze anembanë botës.
Diplomimi i Laur Pajazitit nga Gjilani, djalit të ish-ministrit Zenun Pajaziti, në drejtimin Data Science në Universitetin e Londrës është dëshmi e përkushtimit, ambicies dhe përpjekjeve të pandalshme të një brezi të ri kosovar, i cili me dije dhe profesionalizëm po përfaqëson vendin tonë me nder në arenën ndërkombëtare, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky sukses është një frymëzim për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e dijes dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës përmes përvojës dhe njohurive të fituara jashtë vendit.
Më poshtë gjeni postimin e bërë nga politikani Zenun Pajaziti, i cili njofton për diplomin e djalit të tij.
Një ditë që do ta kujtojmë gjithmonë!
Sot, Lauri diplomoi në drejtimin Data Science në University of London – LSE
Me zemër plot krenari, e përjetuam këtë moment të veçantë së bashku.
Laur, je shembull për përkushtim, punë të palodhshme, vullnet dhe guxim për të arritur andrrat!
Zoti të udhëheqtë në çdo hap përpara!
Na ke bërë krenarë pafundësisht.