Në shkollën “Ismail Qemali – Model” në Mitrovicë u mbajt një ekspozitë e veçantë me punime artistike nga nxënësja Sumeja Hajrizaj, e klasës IV/3, nën udhëheqjen e mësueses Msc. Flutura Hamza Azemi.
Ky aktivitet u mirëprit si një nismë e vlefshme që forcon bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve.
Në të njëjtën kohë, theksoi rëndësinë që ka mbështetja prindërore në zhvillimin e aftësive dhe arritjeve të fëmijëve.
Qëllimi i ekspozitës ndër të tjera ishte që të shërbej një nxitje për të gjithë prindërit që të inkurajojnë dhe mbështesin talentet dhe pasionet e fëmijëve të tyre.