E hënë, 24 Shkurt, 2025

Stomatologjia, farmacia…këto janë drejtimet më të kërkuara nga maturantët në UP

- Advertisement1-

Dje ka përfunduar afati i aplikimit të maturantëve në Universitetin e Prishtinës.

Profesori i UP-së, Blerim Rexha ka publikuar listën e programeve studimore më të kërkuara nga maturantët që këtë vit aplikuan në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Sipas kësaj liste në top drejtimet më të kërkuara në Universitetin e Prishtinës janë ato të mjekësisë. E para në listë është stomatologjia, e pasuar nga mjekësia e përgjithshme, farmacia e infermieria.

Ndër drejtimet me interesimin më të madh nga ana e maturantëve është edhe edukimi fillor, psikologjia, fizioterapia, edukimi në fëmijërinë e hershme.

Interesim të madh ka pasur edhe për shkencat kompjuterike dhe arkitekturë.

Rexha ka bërë të ditur se janë po ashtu gati edhe 50 programe tjera në Universitetin e Prishtinës që nuk arritur të joshin më pak se 50% të numrit të planifikuar të studentëve.

Ai ka kërkuar reflektim nga menaxhmenti i Universiteti i Prishtinës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që të mos injorohen kërkesat e tregut.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...