Stili i modës së viteve ’50 që ende po mahnit botën

- Advertisement -

Stili i veshjes në vitet 1950 është padyshim një nga më me shumë ngjyra. Moda në këtë periudhë pasqyroi lumturinë e njerëzve pas përfundimit të Luftës së II Botërore.

Femrat e viteve ’50 visheshin plot sharm dhe klas. Për më tepër hidhuni një sy dizajnëve të veshjeve që janë plot shije.

- Advertisement -

Vitet ‘50 ishin karakterizuar si një kohë mirëqenie dhe evolucioni teknologjik. U zhvillua shumë prodhimi i materialeve të reja që përbëheshin nga fibra sintetike. Prodhimi i këtyre fibrave e bëri njeriun më të pavarur nga natyra.

Gjithashtu u rrit shumë gama e asortimenteve, u përmirësuan disa veti të prodhimeve tekstile, si qëndrueshmëria, hollësia, ngjyrimi, stampimi etj. Futja e fibrave kimike kishte leverdi të madhe ekonomike, prodhimet e tyre ishin me kosto të ulët krahasuar me shumë prodhime të prodhuara me fibra natyrore.

Si rezultat i krijimit të fabrikave të ndryshme gruaja doli nga shtëpia dhe u bë më e pavarur dhe më e pasur, duke u realizuar në shoqëri dhe jashtë familjes.

- Advertisement -