E diel, 24 Nëntor, 2024

Stella dhe Sani – njihuni me karakteret e parë në 3D animacion në gjuhën shqipe

- Advertisement1-

Në prag të Ditës së Alfabetit shpaloset videoja e parë 3D kushtuar alfabetit shqip për të gjithë fëmijët.

Stella dhe Sani janë heronjtë e animacioneve të para 3D në gjuhën shqipe dhe kanë për qëllim edukimin e më të rinjve duke krijuar material me cilësie të lartë, me çka doafirmohet gjuha amtare, si dhe do të zhvillohet imagjinata fëmijërore me muzikë dhe lojëra adekuate për moshën e tyre.

- Advertisement -

Ky projekt vjen në momentin e duhur, kur imagjinata e lirë e fëmijëve dhe padyshim edhe e të  rriturve, është më e nevojshme se kurrë dhe është kyçe për zhvillimin e fëmijësnë ato vite jashtëzakonisht të rëndësishme.

Projekti shpaloset në prag të Ditës së Alfabetit, 22 nëntor, me një video origjinale e cila pritet të jetë kënga e preferuar e çdo fatosi.

“E pritëm këtë datë për të filluar projektin Stella dhe Sani që nisma të ketë jehonë edhe më të madhe dhe Dita e Alfabetit në vitin 2020 të festohet me një këngë dhe video të veçantë për shkronjat tona të arta. Përpos kësaj video, në vijim do ketë edhe video të tjera që përfshijnë: mësimin për kafshët, nxitja e shprehive për higjienë personale dhe rruajtjen e mjedisit jetësor, shoqëri dhe bashkëjetesë multietnike, tolerancë dhe miqësi, mësim i ngjyrave, sendeve, rrethinës etj.  shprehet Bleta Begu, një nga udhëheqëset e projektit.

Tekstet e këngëve në shqip janë të shkruar nga gazetari, aktivisti dhe tekstshkruesi Petrit Saraçini. “Kur bëhesh prind e kupton mungesën e materialeve në gjuhën amtare dhe prandaj fëmijët zgjedhin materiale në gjuhë të huaj. Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për projektin “Stella dhe Sani” që të bëjmë diçka cilësore për fëmijët tanë dhe gjeneratat që vijnë. Nuk ka dyshim që këta do jenë miqtë më të mirë të fëmijëve, shumë shpejt.” – shprehet Petriti.

- Advertisement -rrrrrrr

 Nëse dëshironi të njiheni me Stellën dhe Sanin dhe të jeni pjesë e aventurave të tyre, ndiqeni kanalin e YouTube ku do të merrni njoftime për çdo video të re. Pjesë të tregimeve të dy heronjve si dhe ide për lojëra dhe mësim do të gjeni në faqen në Facebook të Stella dhe Sani si dhe në profilin nëInstagram.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...