E martë, 25 Shkurt, 2025

“S’të dua si mësuese e vajzës se je me një dorë”, rrëfimi prekës i mësueses Lindita Hoxha

- Advertisement1-

Mësuese Lindita Hoxha nga Fieri, e cila ka lindur me një problem në dorën e djathtë, por megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetojë jetën si gjithë të tjerët, dhe duke qenë e lumtur.

Për emisionin “Real People” me Flor Gjini, në Euronews Albania, ajo ka treguar rastin që nuk do ta harrojë kurrë, që e ka bërë vërtetë të ndihet keq.

- Advertisement -

Sipas saj, me fjalë jo të vërteta të nxënësve, një prind i një fëmije i ka thënë drejtpërdrejt të mos jetë mësuesja e vajzës së tij, për arsye se ajo trembet nga dora. Këto fjalë nuk do t’i harrojë kurrë mësuesja nga Fieri, pavarësisht se tregon që më pas prindi i vajzës i ka kërkuar falje.

Kjo është dhe arsyeja që ajo sot kërkon të luftojë për më shumë të drejta për personat me aftësi ndryshe, për të mos përjetuar të njëjta vështirësi në jetë.

“Aty ka qenë momenti më i vështirë që unë kam qarë. Një prind më erdhi dhe më tha që nuk të dua si mësuese, ti je me një dorë dhe vajza ime trembet nga dora. Unë i thashë që nëse të ka thënë vajza jote për këtë gjë, jam unë që do ta lë vendin e punës, por që nëse të ka thënë dikush tjetër, kjo nuk është e vërtetë.

Pasi kaluan disa kohë, më kërkoi falje, dhe më tha që ti bëre më të mirën dhe sot më vjen zor që unë të kam thënë një gjë të tillë. Unë kam punuar edukatore dhe ata nuk u trembën, si mendon ti, mund të trembet një 12-vjeçar. Që pas asaj kohe nuk pata raste të ngjashme”-u shpreh ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...