Statuti i ri i UP-së: JO më 1 tetor – ndryshon data e nisjes së vitit të ri akademik në UP

- Advertisement -

Statuti i ri i Universitetit të Prishtinës, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës në kuadër të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, pritet që të hënën të dal për votim në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Një prej ndryshimeve më të mëdha është koha e fillimit të vitit akademik në UP.

- Advertisement -

Nga 1 tetori, siç parashihej me statutin paraprak, pritet të zhvendoset dy javë më herët, pra më 15 shtator.

“Periudha aktive e studimeve (ligjëratat, ushtrimet, vlerësimet) është e ndarë në dy semestra. Semestri dimëror, që fillon më 15 shtator dhe mbaron më 30 dhjetor. Semestri veror që fillon më 15 shkurt dhe mbaron më 31 maj” – thuhet në versionin e propozuar.

Në statutin e vitit 2011, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës figurojnë si një i vetëm, ndërkaq sipas propozimit, këto fakultete pritet të jenë të ndara.

- Advertisement -

Tek mënyra e studimit, statuti i ri ofron mënyra të studimit të rregullta, të rregullta online ose në format të kombinuar me prani fizike dhe online, si dhe studime me korrespodencë.

Ndërkaq sipas statutit aktual, opsioni i studimeve online nuk figuron.

Ndryshim tjetër është propozuar edhe tek parimet e procesit të emërimit dhe avancimit, në të cilin pritet të minohet mundësia që në një njësi akademike të punojë dy anëtarë të familjes.

“Për emërimet e reja në universitet, do të konsiderohet që ekziston papajtueshmëria me funksionin dhe konflikti i interesit nëse një anëtar i familjes së gjerë të kandidatit (shkalla e gjashtë e gjakut dhe e katërt e krushqisë) është njëkohësisht anëtar i njësisë akademike ku ai/ajo ka konkurruar”- thuhet në pikën 2 të nenit 152 të Statutit.

Statuti i parë i Universitetit të Prishtinës ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011. /Kallxo.com/.