E diel, 24 Nëntor, 2024

Statistikat: Burrat në Shqipëri argëtohen më shumë, gratë përkujdesen për shtëpinë

- Advertisement1-

Indeksi i Barazisë Gjinore nxjerr gjithnjë në pah diferencat e shumta në mënyrën si ndahen përgjegjësitë mes grave dhe burrave.

Përsa i përket mënyrës se si e organizojnë ditën dhe shpenzojnë kohën e tyre, gratë janë më të përkushtuara ndaj kujdesit për fëmijët dhe anëtarët e familjes apo duke kryer punë të papaguar në shtëpi. Kjo bën që të kenë më pak kohë të lirë për t’ju dedikuar nevojave personale apo argëtimit.

- Advertisement -

Përsa i përket përkujdesjes për fëmijët apo persona të tjerë, ajo kryhet nga 51.1% e grave dhe vetëm 24.6% e burrave. Hendeku thellohet kur bëhet fjalë për gatimin dhe punët e përditshme të shtëpisë, pasi ato zhvillohen nga 87.8% e grave dhe 16.1% e burravve.

Kjo pasqyrohet në një përqindje më të ulët të grave sesa burrave, në kohën që i dedikojnë aktiviteteve sportive, kulturore apo argëtuese jashtë shtëpisë.

Të gjitha rezultatet për faktorët e barazisë gjinore mbeten më të ulët në krahasim me mesataren e BE-së. Indeksi në tërësi është më i ulët me 17.6 pikë, teksa Shqipëria renditet e 27 nga 31 vende në renditje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...