Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit ka organizuar një aktivitet simbolik sensibilizues, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit dhe përkrahjes për të prekurat nga kjo sëmundje.
Në këtë kuadër, është realizuar një foto sensibilizuese me Ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, Sekretaren e Përgjithshme të MAShTI, Fadile Dyla dhe zyrtaret e Ministrisë, si shenjë solidariteti dhe përhapjeje të mesazhit “Së bashku kundër kancerit.”
Ky aktivitet përbën një gjest të vogël, por me domethënie të madhe, për të përçuar mesazhin e përbashkët të kujdesit, solidaritetit dhe vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit.